Home / Lajme / Kishte vetëm 12 mijë lekë, ku shkuan milionat e polakut që u gjet i vdekur në Tiranë

Kishte vetëm 12 mijë lekë, ku shkuan milionat e polakut që u gjet i vdekur në Tiranë

Shtohet misteri se ku kanë përfunduar miliona dollarë paguar nga qeveria polake tregtarit të armëve Andrzej Izdebski, që u nda nga jeta në Tiranë një muaj më parë. Në Shqipëri ai bënte një jetë modeste larg restoranteve të shtrenjta.

Miqtë e tij treguan se ai gatuante çdo ditë dhe bënte një jetë jo prej milioneri. Sipas tyre, Andrzej Izdebski kishte pasur probleme në pagesën e qerasë dy muajt e fundit.

albsig
Në procesverbalin e mbajtur nga Policia kur e gjeti të pajetë në një apartament të marrë me qira te pallatet Agimi në 20 qershor, thuhet se në banesë është gjetur portofoli i polakut me vetëm 12.000 lekë si dhe dy telefona celularë.

Këto të dhëna për jetën e tij modeste në Shqipëri ngrenë pikëpyetjen se ku shkuan 37 milionë dollarët e pakthyera nga i ndjeri Izdebski qeverisë polake, e cila bëri një parapagim prej 53 milion dollarë për të siguruar 1,241 respiratorë.

Sipas medies polake, ai i ktheu qeverisë polake vetëm 16 milion dollarë. Gazeta “Fakt” shkruan se me të gjitha gjasat, Andrzej Izdebski ishte thjesht një person figurant në këtë histori e cila është kthyer në një mega skandal në Poloni.

Gazeta thotë se paratë mund të kenë përfunduar tek tjerë persona pse jo zyrtarë polakë. “Fakt” ka zbuluar edhe një fakt tjetër që komprometon Prokurorinë polake, e cila e shpalli Andrzej Izdebski person në kërkim në mars 2022.

Një mik i Andrzej Izdebski i tha gazetës se gjatë vitit 2022 ai kishte dhënë dëshmi në dy raste përmes video-call nga Ambasada polake në Tiranë, për prokurorët që po hetonin këtë skandal. Policia shqiptare refuzon ti përgjigjet pyetjes nëse për Andrzej Izdebski përmes Interpol Varshavës, kishte marrë urdhër-arrestin ndërkombëtar lëshuar në Mars 2022. /Top Channel

Rreth korcajone.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *