Home / Lajme / Dy ditë pushim për ata që dhurojnë gjak, qeveria shqiptare merr vendimin

Dy ditë pushim për ata që dhurojnë gjak, qeveria shqiptare merr vendimin

Një nismë e re do të merret në Shqipëri për të nxitur dhurimin e gjakut. Nevojat janë të mëdha sidomos për fëmijët që vuajnë nga talasemia dhe marrin vazhdimisht gjak.

Sipas vendimit të qeverisë, të marrë sot, kush dhuron gjak do të marrë dy ditë pushim të paguar nga puna: ditën e dhurimit dhe të nesërmen.

Ndërsa për dhuruesit e rregullt, ata që japin gjak tre herë në vit, do mund të bëjnë pushime për 7 ditë të shtëpitë e pushimit të ministrive.

“Shëndetit të fëmijëve talasemikë dhe atyre që vuajnë nga sëmundjet e gjakut dhe kanë nevojë për transfuzione periodike të gjakut, ndaj kemi marrë sot një vendim për veprimtarinë e dhurimit vullnetar të gjakut nga punonjësit e administratës shtetërore.

Punonjësi ditën e dhurimit të gjakut mund të largohet nga puna, por edhe ditën e nesërme e merr pushim dhe paguhet. Për ata dhurues që do të jenë pjesë e rrjetit të dhuruesve të cilët do të dhurojnë minimalisht tre herë në vit do të kenë mundësi që sipas një kalendari të përcaktuar nga ministritë të kenë mundësi të pushojnë në shtëpitë e pushimit të ministrive respektive 7 ditë përgjatë një kalendari dhe i cili do të organizohet nga institucionet që do të merret me këtë veprimtari. Është një nismë shumë e mirë e cila do të rrisë dhurimet vullnetare të gjakut”, tha Manastirliu.

Rreth korcajone.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *