Home / Uncategorized / “Letër dashurie vendit tim”, Dua Lipa jehonë Kosovës: Jam krenare, ëndërroja që një ditë…

“Letër dashurie vendit tim”, Dua Lipa jehonë Kosovës: Jam krenare, ëndërroja që një ditë…

Teksa shum pak ditë na ndajnë nga mbajtja e “Sunny Hill Festival”, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ka folur për për festivalin në vlogun e saj ‘Service95”.

Krijimin e këtij festivali Dua e ka përshkruar si një ëndërr të bërë realitet, duke thënë se çdo herë dashur t’i shoh artistët e saj të preferuar në vendlindjen e saj, Kosovë.

Me titullin “letër dashurie për vendin tim”, këngëtarja shqiptare ka treguar se si nisi gjithçka për themelimin e festivalit dhe deri tek dëshira për t’u rikthyer në vendin e lindjes.

“Jam shumë e lumtur që festivali “Sunny Hill” do të rikthehet përsëri këtë vit në Prishtinë, Kosovë. Kur jetoja në Kosovë, nga mosha 11 deri në 15 vjeç, ëndërroja që një ditë të shikoja muzikantët e mi të preferuar të interpretonin live në qytetin tim, dhe kështu nga dëshira ime dhe e babit tim, lindi pikërisht festivali ynë. Jam jashtëzakonisht krenare për ekipin që na ndihmon me organizimin e festivalit tonë, veçanërisht pasi eventi i vjen në ndihmë edhe fondacionit tonë “Sunny Hill”, i cili mbështet organizata të ndryshme kosovare, veçanërisht ato në fushën e artit dhe të kulturës.

Sigurisht, është gjithmonë gëzim i madh të rikthehem në Prishtinë gjatë verës, dhe në festivalin që do të zgjasë katër ditë këtë vit do të mund të shihni kaq shumë artistë të jashtëzakonshëm. Nëse do të vini në “Sunny Hill”, këtu janë disa nga vendet ku duhet të provoni ushqimet e tyre dhe të argëtoheni në qytet. Shihemi atje!”, thuhej me tej në postim.

Kujtojmë se “Sunny Hill Festival” në Kosovë do të mbahet me 4 deri më 7 gusht, ndërsa në Tiranë do të mbahet nga data 26 deri në 28 gusht.

Rreth korcajone.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *