Home / Lajme / Me pushime në Mykonos, turistëve shqiptarë u grabisin bizhuteritë me vlerë 45 mijë euro

Me pushime në Mykonos, turistëve shqiptarë u grabisin bizhuteritë me vlerë 45 mijë euro

Tre shqiptarë kanë rënë pre e një grabitje në ishullin e Mykonos teksa ishin duke shijuar pushime e tyre.

Bëhet me dije se shqiptarët kanë denoncuar në polici duke thënë se u kanë marrë bizhuteri që kapin vlerën e 45 mijë euro.

Turistes së parë shqiptare, siç ka denoncuar në polici, i kanë marrë bizhuteri floriri me vlerë totale 17.100 euro, pasaportën dhe patentën e shoferit. Të motrës i janë marrë sende dhe bizhuteri me vlerë 18.400 euro, si dhe pasaporta . Ata i kanë marrë të dashurit të saj dhe sende dhe bizhuteri me vlerë 10 mijë euro si dhe pasaportën

Prej disa kohësh në Mykonos është një bandë hajdutash që “shënjetron” turistët dhe sapo ata dalin nga hoteli futen në dhomat e tyre dhe marrin gjithçka që është me vlerë.

Policia greke ende nuk ka rritur që të identifikojë dhe arrestojë anëtarët e kësaj bande kriminale.

Rreth korcajone.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *