Home / Lajme / Janë paguar punime që s’janë bërë, KLSH raport auditimi për Qukës-Qafë Plloçë

Janë paguar punime që s’janë bërë, KLSH raport auditimi për Qukës-Qafë Plloçë

Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka publikuar një raport përfundimtar për auditimin e ushtruar në zyrat e Autoritetit Rrugor Shqiptar, për projektin “Ndërtim i rrugës Qukës-Qafë Plloçë”. Grupi i ekspertëve ka arritur ën përfundimin se shtetit i janë shkaktuar dëme të mëdha financiare.

“Janë likuiduar shpenzime për automjete në përdorim të konsulentit, ndërkohë që automjetet nuk ishin vënë akoma në disponim. Janë likuiduar volume punimesh të pakryera në fakt, për 3 (tre) zëra punimesh, në shumën 10,259.86 USD pa TVSH e cila përbën dëm ekonomik ndaj buxhetit të shtetit”, janë dy nga konkluzionet e raportit.

Për këtë, KLSH rekomandon që ARRSH në bashkëpunim me mbikëqyrësin e punimeve të marrë masa për zbritjen e punimeve të certifikuara më tepër dhe rakordimin e tyre, të vlerës 10,259.86 USD pa TVSH që përbën dëm ekonomik, në situacionin pasardhës e duke u reflektuar deri në atë përfundimtar, përfituar padrejtësisht nga sipërmarrësi i punimeve BOE “S.”& “A.” shpk me të cilin është lidhur kontrata nr. 11 prot., datë 09.05.2015, për zbatimin e punimeve civile.

ARRSH të marrë masa që për projektet në zbatim të menaxhojë në mënyrë sa më korrekte zbatimin e tyre, në mënyrë që të shmangen shtesat e afateve të përfundimit të punimeve, me synim zvogëlimin e kostove të pa nevojshme dhe vënien në eficiencë të veprave në afatet e parashikuara, duke arritur kthimin e investimit po në këto afate.

Konkretisht janë audituar nga KLSH, marrëveshjet financiare dhe ndryshimet e tyre, shkalla e arritjes së objektivave dhe komponentëve të projektit, menaxhimi financiar, shkalla e realizimit të disbursimeve financiare kundrejt atyre të programuara dhe raportimi i tyre në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, realizimin e procedurave të prokurimit për shërbime dhe punime civile, zbatimin e kontratave të shërbimeve konsulentë dhe atyre të punimeve civile.

Rreth korcajone.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *