Home / Lajme / “Donte 2 mijë euro”, si u fundos gjyqtarja e Elbasanit: S’flas dot nëpër telefona o burr…

“Donte 2 mijë euro”, si u fundos gjyqtarja e Elbasanit: S’flas dot nëpër telefona o burr…

Janë zbardhur përgjimet që fundosën gjyqtaren e Elbasanit Zamira Vyshku dhe avokatin Ilir Pashaj të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kërkuan një shumë lekësh për ndryshimin e masën e sigurisë ndaj Xhulio Musajit, i arrestuar për plagosje.

Përgjimet ambientale dhe telefonike të gjyqtares dhe avokatit, por edhe të personave të tjerë të përfshirë në rastin korruptiv çuan në arrestimin e Zamira Vyshkut.

Një pjesë e bisedës mes Taulant Ramollari dhe Andrea Tirana që është pjesë e dosjes hetimore të prokurorisë është publikuar nga News 24.

PËRGJIMET

A: Sa do të merrja në telefon prandaj thashë
B: Jo re pse?

A: Ee. bana muhabet unë

B: Ca tha?

A: Një dyshe do

B: Epo mirë

A: Shqiptare

B: Mirë

A: I thash unë me zor i kemi mbledhur, donte dy euro, i thashë nuk kam. Dy shqiptare i thashë

B: He?

A: Thashë unë me zor i kemi mbledh i thash, dhjeçe, njëqindshe, njerëzit tanë i thashë unë

B: Ehë

A: Mirë tha ai nesër do marri një raport, do e anuloj gjyqin nesër

B: Po pra

A: E do shkoj unë ta marr raportin

B: Dysh do ja marrësh?

A: He se do e marr unë po nuk flas dot nëpër telefona o burr po hë

B: E mirë hajde pra

A: Takohemi në shtatë te kafja

B: Mirë hajde

A: Hajde, hajde natën

Rreth korcajone.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *