Home / Lajme / 15 vite bashkë, Orinda i bën Turit urimin më të ëmbël për përvjetor

15 vite bashkë, Orinda i bën Turit urimin më të ëmbël për përvjetor

Dashuria është në ajëëëëër… Orinda Huta dhe Turjan Hysko festojnë sot 15-vjetorin e lidhjes së tyre. Çifti janë prej 5 vitesh janë martuar, ndërsa një vit më parë u bënë prindër të një vajze, Atarës.

Në këtë ditë të veçantë Orinda nuk e ka kursyer një dedikim të ëmbël për partnerin. Ajo ka ndarë një foto ku shihen të dy të shtrirë në shtrat. “Gëzuar përvjetorin dashuria ime. Pas 15 vitesh akoma bëj gjumin më të ëmbël vetëm pranë teje”, ka shkruar ajo në Instagram.

Duke folur për jetën si baba, Turjan ka rrëfyer se për të prindërimi nuk është i vështirë për sa kohë ka shumë dashuri dhe dëshirë. Ai tregoi se mundohet të ndihmojë në rritjen e vajzës së tyre, ku veçoi se shpesh e qetëson bashkëshorten e tij kur ka momente paniku.

Më tej ai shprehu se është gati edhe për një fëmijë tjetër, madje tha se është pishman që nuk ka bërë fëmijë më herët. “Është kurorëzimi i një marrëdhënie të gjatë të bukur, por qershia mbi tortë është Atara. Uroj që qershitë të shtohen, mos të jetë vetëm Atara. Unë nuk kam pasur kurrë frikë, e kam ditur gjithmonë çfarë do bëhet me jetët tona. I vetmi pishman që kam është që duhet të kishim bërë fëmijë më herët sepse mendoj që është kurorëzimi i gjithçkaje. Vetërealizimi më i madh njeriut mendoj që është fëmija. Në momentin e parë nuk mendoja ta mbaja në dorë, por ma vuri ajo mamia dhe që në atë moment e kuptova që prindërimi nuk është shumë i vështirë nëse ka shumë dashuri dhe nëse do vërtet që të bëhesh. Isha i bindur që Orinda do të ishte shumë e mirë me Atarën, kjo ka ca pasiguri që nuk e di pse i ka. Unë mundohem me aq mundësi sa kam dhe ajo që bëj me qejf është që ta qetësoj Orindën kur ka momente paniku.”- tregoi Turi.

Në lidhje me kuptimin e emrit “Atara”, Turi shprehu se ka një domethënie të veçantë për atë dhe Orindën.

“Unë që atë ditë (ditën kur zbuloi gjininë) fillova të mendoj emrin e bebit dhe fillova të bëja një short-listë. E bëra short-listën të tillë që Atara të ishte emri më i bukur, sepse Orinda ka qenë shumë e hutuar atë periudhë. Emri është shumë domethënës, Atara do të thotë kurorë në gjuhën hebre. Në fund të ditës Atara është kurora jonë, kurora e dashurisë tonë.”- zbuloi ai.

Rreth korcajone.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *