Home / Lajme / Shqipëria do furnizojë Serbinë e Maqedoninë me qymyr! Pala serbe e maqedonase heqin kufizimet, do të lejojë tregtinë e grurit e misrit

Shqipëria do furnizojë Serbinë e Maqedoninë me qymyr! Pala serbe e maqedonase heqin kufizimet, do të lejojë tregtinë e grurit e misrit

Kabineti qeveritar i Shqipërisë dhe ai i Serbisë e Maqedonisë së Veriut prej dy ditësh kanë zhvilluar një sërë diskutimesh në Tiranë ku prioritet kanë qenë kriza e energjisë, furnizimi me ushqim dhe mbrojtja civile.

Në takimet e zhvilluara mes Zëvendëskryeministri të Serbisë, Zëvendëskryeministri të Maqedonisë së Veriut, ish- Zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, ministres së Financave Delina Ibrahimaj, ministres së Bujqësisë Frida Krifca dhe ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe përfaqësuesve të bizneseve është rënë dakord për një sërë marrëveshjesh.

Në takime është rënë dakord që Shqipëria do të furnizojë me qymyr Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut që ato të prodhojnë energji elektrike, ndërsa nga ana tjetër këto dy shtete do të heqin kufizimet për të furnizuar Shqipërinë me produkte ushqimore, konkretisht me grurë, misër, vaj dhe sheqer.

Të gjitha dakordësitë e arritura do të materializohen në marrëveshje dhe memorandume, në mbledhjen e qeverive në 1 shtator që do të zhvillohet në Beograd.

Rreth korcajone.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *