Home / Lajme / Profil/ Kush është Bajram Begaj, presidenti i ri i shqiptarëve

Profil/ Kush është Bajram Begaj, presidenti i ri i shqiptarëve

Ditën e sotme, në Kuvend është betuar si president i 8 i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj, ish shefi i shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë. Begaj ishte propozim i Partisë Socialiste u bë presidenti i tetë pas pluralizmit dhe i treti që vjen pas një karriere ushtarake. Ai mori besimin e shumicës së deputetëve në Kuvend për të qenë Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë së seancën parlamentare të 4 qershorit 2022 me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim (83 deputetë morën pjesë në votim).

Por kush është Bajram Begaj, mjeku ushtarak që defakto pritet të jetë nga nesër Presidenti i Ri i Republikës së Shqipërisë?

Dosja.al sjell profilin e “pautorizuar” të Begajt, doktori që u njoh për herë të parë për publikun më 1 gusht 2020, kur mori drejtimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Në kohën kur Begaj mori drejtimin e FA-ve, Dosja.al shkroi për rastin surprizë sesi një mjek i specializuar në “Gastrohepatologji”, bëri bashkë presidentin Ilir Meta dhe ministren e Asokohe të Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Me origjinë nga Rrogozhina, i martuar dhe me dy fëmijë, Begaj është diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë dhe që prej vitit 1998 shërben në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Kur u zgjodh si komandant i FA-ve, Begaj pasoi në këtë post, Bardhyl Kollçakun, një ushtarak karriere, ndërsa ai vetë, gjatë gjithë punës së tij në FA, ka shërbyer në disa sektorë, por asnjëri nuk lidhet me shërbimin dhe taktikat ushtarake, por me mjekësinë.

Komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, Shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake dhe Zëvendësdrejtor Ushtarak i SUT, Drejtor i Spitalit Ushtarak, Drejtor i Inspektoriatit Shëndetësor dhe Kryeinspektor dhe Këshilltar i Inspektoriatit Shëndetësor, në Shtabin e Përgjithshëm Ushtarak Qendror Universitar, si dhe detyra të tjera në strukturat e Forcave të Armatosura, janë disa nga pozicionet e punës që janë pasqyruar poshtë emrit të Begajt, ndërsa në rrjetet sociale, nuk kanë munguar asokohe komentet mbi këtë emërim.

Biografia dhe karriera e Shefit të FA-së:

Gjeneral Major Bajram Begaj, ka lindur në datë 20.03.1967, në Rrogozhinë. Ka përfunduar studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Degën Mjekësi e Përgjithshme në vitin 1989 dhe është titulluar oficer aktiv në specialitetin ‘Mjekësi” në vitin 1998.

Gjatë karrierës së tij ushtarake ka kryer: “Kursin e Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen”, në Shqipëri; “Shkollën e thelluar pasuniversitare të mjekësisë”, në Shqipëri; “Specializimin Pasuniversitar në profilin Gastrohepatologji”, në Shqipëri; “Kursin e menaxhimit spitalor” dhe “Kursin e lidershipit mjekësor strategjik”, në SHBA; “Specializimin në fushën e mjekësisë” dhe “Kursin e Shëndetësisë”, në Greqi. Gjeneral Major Bajram Rushit Begaj, ka përfunduar “Doktoraturën në Fushën e Mjekësisë”, në Shqipëri si dhe mban titullin “Profesor i Asociuar” në Mjekësi.

Ai ka kryer detyra të ndryshme si: Komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, Shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake dhe Zëvendësdrejtor Ushtarak i SUT, Drejtor i Spitalit Ushtarak, Drejtor i Inspektoriatit Shëndetësor dhe Kryeinspektor dhe Këshilltar i Inspektoriatit Shëndetësor, në Shtabin e Përgjithshëm Ushtarak Qendror Universitar, si dhe detyra të tjera në strukturat e Forcave të Armatosura.

Rreth korcajone.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *