Home / Lajme / Javë përvëluese në Shqipëri, temperatura deri në 42 gradë, ç’ndodh javën e ardhshme

Javë përvëluese në Shqipëri, temperatura deri në 42 gradë, ç’ndodh javën e ardhshme

Shqipëria është futur në qendër të ferrit të valës afrikane. Temperaturat 40 gradë kanë përfshirë edhe diza zona malore, ndërsa maksimumin e ka arritur në 42 gradë celcius.

Sa i përket javës së ardhshme pritet që temperaturat të vijojnë të jenë sërish të larta, por me një rënie të lehtë sa u përket vlerave maksimale. Gjatë javës së ardhshme pritet që temperaturat maksimale mos i kalojnë 38 gradë celcius.

“Fundjava dhe fillimii javës tjetër do të mbetet nën ndikimin e valëve të të nxehtit afrikan. Parashikohet që tremometri të regjistrojë mbi 40 gradë në shumë zona të pjesës së ultësirës perëndimore, ndërkohë problemtaike nga temperaturat elarta paraqiet edhe një zonë malore në verilindje, Kukësi, Hasi, Malësia e madhe, Kopliku ku termometri do të ngjitet shumë pranë vlerës 40 gradë.”

Temperatura e larta do të shoqërohen edhe me erë në disa zona ku janë evidentuar vatra zjarri.

“Parametri i erës mbetet problematikë në zonat ku ka zjarre kryesisht në Shëngjin dhe në qarkun e Vlorës ku herë pas here do të kemi intervale kohore 2 ose 3 orëshe të cilat do të sjellin edhe një shpejtësi mbi 45 km në orë, dhe nuk e favorizon situatën, sidomos në orët e vona të mbrmjes dhe orët e para të mëngjesit,”-njofton Shërbimi Meterologjik Ushtarak. E po ashtu, shton se kjo valë e të nxehtit afrikan do të zgjasë gjatë gjithë javës

Rreth korcajone.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *