Home / Lajme / Betohet presidenti i ri i Shqipërisë, Zonja e Parë frymëzohet nga veshja e Melania Trump

Betohet presidenti i ri i Shqipërisë, Zonja e Parë frymëzohet nga veshja e Melania Trump

Presidenti i ri i Shqipërisë, Bajram Begaj ka marrë sot detyrën në krye të shtetit.

Pak para nisjes së seancës plenare për betimin e tij si president, ai është shoqëruar nga bashkëshortja e tij zonja e parë Armanda Begaj dhe fëmijët ndërsa është pritur nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla.

Por ajo çfarë ra në sy ishte paraqitja e zonjës së parë teksa futej për në parlament. Armanda kishte veshur një fustan klasik ngjyrë bojëqielli, i mbyllur në pjesën e sipërme, me mëngë treçerekshe dhe në fund qëndronte i derdhur.

Modeli i flokëve ishte i thjeshtë, të krehura dhe me një make up jo shumë të ngarkuar.

Mirëpo ky look i Armandës duket se është frymëzuar diku. Paraqitja e saj është afërsisht i njëjtë me atë të Melania Trump kur bëri daljen si ‘Zonja e Parë’ në vitin 2017.


\Melania kishte veshur një fustan ngjyrë bojëqielli jo shumë të ngushtë pas trupit, i mbyllur deri në grykë dhe të kombinuara me një palë doreza. Ajo kishte zgjedhur një make up të thjeshtë dhe një model flokësh të mbledhur me baluket që i binin përpara.

Por kush është Zonja e Parë?

E lindur në vitin 1968, Armanda ka ushtruar disa funksione në administratën shtetërore si punonjëse, ndërsa së fundmi ka qenë “IT” në Kontrollin e Lartë të Shtetit.

Rreth korcajone.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *