Home / Lajme / “Prindërit, të cilët sillen keq me njëri tjetrin, bëjnë fëmijë të trishtuar”

“Prindërit, të cilët sillen keq me njëri tjetrin, bëjnë fëmijë të trishtuar”

Nga Lira Gjika

Prindërit, të cilët sillen keq me njëri tjetrin, bëjnë fëmijë të trishtuar. Por edhe kur shtiren sikur nuk ka ndodhur gjë edhe kjo, është njëlloj e dëmshe. Këto situate janë të dëmshme sepse e kthejnë fëmijën në prind të prindërve të tij.

Fëmija përpiqet të rrijë urtë apo të bëhet sa më i padukshëm, që të mos i bezdisë dhe mërzisë prindërit. Sa vijnë prindërit në shtëpi, ai përpiqet të kuptojë se si janë ata, të qetë apo të inatosur, që të organizojë sjelljen e tij. Ai apo ajo nuk kuptojnë asgjë nga marrëdhëniet e të rriturive.

Ata(ai apo ajo) mendojnë se kështu janë marrëdhëniet e të rriturve, të frikshëm dhe të mërzitshëm, që kur i kap inati nuk pyesin për njeri, as për veten dhe as për tjetrin, duke filluar nga fëmija. Kujtoni shprehjen: “nuk pyes për njeri, kur nxehem”. Prindër, për pak durim dhe vërtetësi, ju mund të shmangni situata të tilla, që e detyrojnë fëmijën të jetojë në pasiguri. Prindër, ju keni në dorë që fëmija juaj të jetojë gjallërisht fëmijërinë e tij dhe jo të mendojë ai për prindërit.

Rreth korcajone.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *