Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në Prishtinë, ku një qytetare ka denoncuar sot një vajzë shofere, e cila për pak e ka përplasur në vijat e bardha.
Por sikur të mos mjaftonte kjo shoferja e ka ofenduar r gruan që për pak sa nuk e përplasi.
Në një moment dëgjohet teksa thotë se e ka babain prokuror. Në disa momentet të tjera ajo përqesh gruan që kalonte në vija të bardha dhe kryen veprime të papërmbajtshme. Mësohet se gruaja po kalonte vijat e bardha bashkë me fëmijën.