Home / Show Biz / Eshtë ndarë nga bashkëshorti? Rudina Hajdari: “Marrëdhënia është ftohur”

Eshtë ndarë nga bashkëshorti? Rudina Hajdari: “Marrëdhënia është ftohur”

Rudina Hajdari u rikthye në Shqipëri gati 5 vite më parë për tu përfshirë në botën e politikës. Ish-deputetja demokratike vendosi që të vazhdonte jetën e saj në atdhe, duke mbajtur një marrëdhënie në distancë me bashkëshortin e saj, i cili vazhdon karrierën në Amerikë.


Martesa e tyre në distancë ka bërë që shpeshherë të ngrihen pretendimet për një ndarje mes tyre.

Gjatë një interviste, vajza e Azem Hajdarit iu adresua këtyre thashethemeve duke pranuar se distanca ka sjellë një ftohje në marrëdhënien e tyre.

Ajo u shpreh se mundohen të bëjnë më të mirën, për shkak të vajzës së tyre, e cila “tani po rritet dhe i kupton gjërat më mirë, megjithatë largësia e bën të vetën”.

Rudina Hajdari tregoi se vendosi që të ndjekë ëndrrat e saj, ndërsa bashkëshorti nuk u përshtat dot me jetesën në Shqipëri dhe po jeton në Amerikë.

Por, ish-deputetja theksoi se atij i pëlqen të kalojë pushimet e verës këtu dhe do rikthehet pas 1 jave për të shijuar bregdetin shqiptar.

“Marrëdhënia në distancë është shumë e vështirë sepse që në vitin 2017 kemi këtë histori që jemi larg njëri-tjetrit. E padyshim që ka krijuar një ftohje në marrëdhënie, por ne mundohemi që të bëjmë më të mirën sepse kemi një vajzë. Kjo e bën marrëdhënien pak më të komplikuar.

Duke marrë parasysh që vajza po rritet dhe kupton akoma më shumë, mundohemi që të bëjmë më të mirën të mundshme. Por që largësia bën të veten padyshim. Nuk është njësoj sikur të isha në Amerikë, por që si çdo njeri që ka dëshirë të ndjekë ëndrrat e veta, unë zgjodha këtë rrugë.

Por as atij nuk i vë faj sepse ka investuar në Amerikë prej më shumë se 20 vitesh dhe është shumë i suksesshëm aty ku është, e quajti gati të pamundur rikthimin e tij në Shqipëri pavarësisht se është shqiptar. Është larguar prej shumë vitesh dhe në momentin që u ktheva, ai kishte 17 vite që s’kishte shkelur këtu. Në momentin që u kthye nuk u ambientua dot, ishte një realitet komplet ndryshe. Nuk i vendos faj. Tani është ndryshe, sepse çdo verë ka dëshirë që të rikthehet këtu. Mbas një jave do vijë të kalojë pushimet e verës këtu dhe kemi dëshirë që vajza jonë të kalojë po ashtu pushimet këtu. Nuk ka si deti jonë”, rrëfeu Rudina Hajdari.

Sa i përket fizikut të saj të palestruar dhe fotove me bikini, ajo tregoi se “mundohem që ta mbaj fizikun që edhe kur të më shohin në plazh mos të zhgënjehen.”

“Punoj fort për të pasur një fizik të shëndetshëm dhe në formë, ndikon mirë dhe nga ana psikologjike. Kur ke një punë stresuese, kur shkon në palestër qetësohesh.

Varet sa shumë investon në çdo fushë, ka të bëjë edhe geni dhe trashëgimia. Kam përshembull imazhin e tim ati që ka qenë edhe aktor i ri, figurant dhe i pashëm, pastaj pasi u fut në politikë u shëndosh, i ranë flokët. Politika të deformon. Kohët kanë kaluar, jemi në 2022 dhe mënyra se si ne duhet t’i tregojmë publikut shqiptar duhet një model i mirë. S’mund të kesh çdo gjë në formë, por po mundohem sa më shumë.

Mundohem që ta mbaj fizikun që edhe kur të më shohin në plazh mos të zhgënjehen”, u shpreh Rudina Hajdari.

Rreth korcajone.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *