Home / Lajme / Vala e të nxehtit po zhvendoset në Shqipëri, vendi ynë do të përjetojë temperatura përvëluese

Vala e të nxehtit po zhvendoset në Shqipëri, vendi ynë do të përjetojë temperatura përvëluese

Vala e të nxehtit afrikan po zhvendoset nga Europa drejt Shqipërisë dhe vendeve të rajonit. Meteorologët thonë se edhe vendi ynë do të përjetojë temperature përvëluese, por jo më të lartat në histori.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë me dije se në ditët që vjen vendi do të vijojë të ndikohet nga rrymat e nxehta të ajrit, ndërsa ditën e enjte do të ketë mot me diell e vranësira kalimtare mesatare në relievet kodrinore-malore. Sa i përket, era do të fryjë nga veriperëndimi e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdet, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 17 deri 34°C

në zona e ulëta 20 deri 37°C

në zona bregdetare 21 deri 35°C

Përsa i përket paramentit të erës, që po ndihmon flakët, edhe temperaturat nuk janë fare favorizuese, pasi pritet niveli rrezik “I LARTË” në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Fier dhe Berat, ndërsa në qarqet e tjerë pritet rrezik “I MODERUAR’’. I nxehti do të ndjehet kudo, madje një pjesë e mirë e zonave malore në verilindje, Malësia e Madhe, Kopliku, Hasi, Kukësi, Burreli, Bulqiza, mbeten në temperatura shumë të larta. Pak më freskët paraqitet vetëm zona juglindore, Korça, Pogradeci, Erseka ke temperaturat luhaten deri në 35 gradë.

Rreth korcajone.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *