Home / Lajme / Po luajnë në një film me Destanin, Robert de Niro përshëndet shqiptarët me simbolin kombëtar

Po luajnë në një film me Destanin, Robert de Niro përshëndet shqiptarët me simbolin kombëtar

Aktori shqiptar Blerim Destani do të ketë rol përsëri në një fil hollivudian. Madje në këtë projekt, “The Comeback Trail”, Destani do të luajë krah aktorit të madh dhe të njohur botërisht Robert De Niro.

Teksa bëjnë xhirimet në Hollywood, aktori shqiptar ka ka bërë shqiponjën me duar me aktorin amerikan. Robert De Niro ka rolin kryesor në këtë film ama përfshirja e Blerim Destanit ka bërë krenarë të gjithë shqiptarët, pasi ai qëndron krah emrave të mëdhenj si De Niro dhe Lee Jones.

Në filmin “The Comeback Trail” Blerim Destani ka rolin e Boris dhe këtë lajm kaq të rëndësishëm Blerimi e ka ndarë me të gjithë ndjekësit në “Instagram”. Aktori shqiptar ka treguar se ndjehet mjaft krenar që po i jepet mundësia të punojë në të tilla projekte.

“Krenar për projektin tim të fundit kinematografik. Së bashku me të mëdhenjtë e Hollywood-it, Robert De Niro dhe Lee Jones”, ka shkruar Destani. Ai është djali i biznesmenit të suksesshëm Lazim Destanit nga Tetova, me origjinë nga krahina e Fanit të Mirditës, vendi i origjinës së At’Gjergj Fishtës.

Rreth korcajone.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *