Home / Show Biz / “Nuk e kam atë luks” Noizy flet për martesën dhe zbulon shifrën sa ka harxhuar për koncertin: Mbi gjysmë

“Nuk e kam atë luks” Noizy flet për martesën dhe zbulon shifrën sa ka harxhuar për koncertin: Mbi gjysmë

Përveç koncerteve të në muajin gusht do mbahet edhe një koncert nga Noizy, i cili ka premtuar se do jetë koncerti më i madh i Hip-Hopit shqiptar. Është menduar që pjesë e këtij koncerti të jenë emra të njohur si Loredana, Ylli Limani, Dhurata Dora, Kida, Ledri Vula, Xhensila Myrtezaj, Mc Kresha dhe shumë artistë të huaj.

Prej javësh Noizy ka nisur përgatitjet për koncertin që do mbahet në stadiumin ‘Air-Albania’ më 14 gusht, mirëpo e dini sa është shifra që është shpenzuar deri tani nga reperi për këtë koncert? “Nuk kam qejf të flas me shifra por mbi gjysmë milion euro.”-zbuloi Noizy ditën e sotme në një intervistë për ‘Wake Up’.

E teksa karriera po shkon më së miri dhe artisti po bën realitet ëndrrën e tij më të madhe, duket se ‘ëndrrën’ e të ëmës që të bëhet vjehrre do e vonojë edhe për disa kohë për ta bërë realitet. “Ideja është që personi që duhet të kem në krah dua që t’i kushtoj kohë, vëmendje mbi të gjitha dashuri dhe për momentin nuk e kam atë luks. Kohën e kam gjënë më të çmuar gjë që nuk e kam. Jam mjaft i angazhuar dhe është pak e hallakatur situata.”-deklaroi reperi, i cili pas 6 vitesh mosmarrëveshjesh u rikthye në ‘Top Channel’.

Pas një konflikti me drejtuesit e televizionit, ai ka bërë tashmë paqe, duke thënë se është rritur dhe ka vendosur të lejë pas energjinë negative duke u fokusuar te gjërat e mëdha. “Ideja është që jemi rritur dhe 6 vite nuk janë as shumë as pak, duhet të bëjmë gjëra të bukura dhe pozitive me energji të pastër. Kjo nuk mund të ndodhë nëse mbajmë hatërmbetje dhe nëse e mbajmë mendjen tek e kaluara. Unë jam këtu për të bërë gjëra të mëdha dhe këto bëhen vetëm duke bashkuar forcat dhe duke e lënë mbrapa negativitetin dhe të keqen. Kështu që mendova: u bë çfarë u bë, faji mbetet jetim dhe nuk jam këtu për të fajësuar askënd. Faji mbetet jetim. Ideja është që të ecim përpara dhe të hapim një epokë të re.”– u shpreh në fjalën e tij Rigels Rajku, siç quhet në të vërtetë artisti.

Ky reflektim i Noizyt duket se është bërë jo vetëm në marrëdhënie me televizionin në fjalë, por edhe me shumë persona me të cilët ka patur konflikte, siç është Stresi. Për këtë ai tha: “I kemi bërë edhe disa vite, unë gëzoj 35 vjet dhe nuk ka gjë më të mirë që kur e mbyll rrugëtimin tënd si nga ana artistike por edhe në jetë. Kur kemi mundësi pse mos të gëzojmë dashuri dhe mbështetje, sidomos nga njerëz që dikur kemi qenë okej. Është koha që të ecim përpara dhe kur e kemi në dorë që të bëjmë gjëra të mira pse jo. Preferoj dashurinë dhe respektin para urrejtjes 100% gjatë gjithë ditës. Besoj që ka të bëjë dhe mosha.”

Rreth korcajone.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *