Home / Lajme / I bie dritarja sipër, lëndohet foshnja 2 muajshe në Korçë

I bie dritarja sipër, lëndohet foshnja 2 muajshe në Korçë

Një foshnjë është dëmtuar në një banesë në Korçë, kjo për shkak të rrëzimit të një dritarje. Deri më tani bëhet me dije se foshnja aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë që po punohet me grupin hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 20.07.2022, rreth orës 21:35, në Spitalin e Korçës, është çuar nga prindërit e saj për mjekim, një foshnjë rreth 2-muajshe që dyshohet të jetë lënduar aksidentalisht në banesën e saj, si pasojë e rrëzimit të një dritareje, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes,”-bën me dije Policia.

Rreth korcajone.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *