Home / Show Biz / Soni është kthyer me Mirkon? Balerini dhe këngëtarja flirtojnë me komente në Instagram

Soni është kthyer me Mirkon? Balerini dhe këngëtarja flirtojnë me komente në Instagram

Ju tashmë mund ta dini se Soni Malajt i pëlqen palestra dhe aktiviteti fizik apo jetesa e shëndetshme në përgjithësi. Disiplina dhe pasioni doemos që pasqyrohen edhe në fizikun e saj.

Këngëtarja duket aq tërheqëse  në plazh, sa fotot që publikon nuk mund t’i injorojë as ish-burri, Mirko Luccarelli.

Balerini i shkruan “Hot” në një prej fotove dhe ndërveprimi i tyre i shkurtër, por flirtues vazhdon.

Që pas ndarjes nga biznesmeni me të cilin qëndroi disa vite e lidhur Soni nuk është komentuar më për lidhje, por a është ky një rikthim i saj me ish bashkëshortin, me të cilin ka edhe një vajzë?

Ne shpresojmë që po dhe derisa të kemi ndonjë konfirmim po bëjmë sytë zemra duke parë komentet e tyre.

Soni dhe Mirko u njohën në “Dancing with the Stars”. Ata janë prindër të një vajze, Anës. Në fund të vitit 2015, këngëtarja u divorcua nga balerini.

Rreth korcajone.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *