Home / Lajme / “Jetëgjati, nuk bëhet jetëshkurtër”, shoferja hap derën dhe shtyn motoristin poshtë kamionit

“Jetëgjati, nuk bëhet jetëshkurtër”, shoferja hap derën dhe shtyn motoristin poshtë kamionit

Një drejtues motori për pak sa nuk humb jetën pasi merret para nga një kamion, duke e futur nën rrota.Por si ndodhi ngjarja?

Siç shihet në pamje, motori po parakalon në krahun e djathtë kamionin që ecte në rrugë, ku në një moment një shofere grua ka hapur derën e makinës duke goditur motorin. Nga forca e goditjes motoristi ka përfunduar para kamionit dhe më pas nën kamion.Nuk dihet ku ka ndodhur ngjarja në Shqipëri e publikuar nga Harta Dixhitale:

Fati ka dashur që ai të mos përfundoj nën rrota, por të dal i gjallë duke u zvarritur. Këto pamje janë publikuar në rrjet, duke kërkuar edhe sensibilizimin e shoferëve që të kryejnë sa më shumë kujdes, dhe të shikojnë në çdo moment kur hapin dyert e makinave.

Rreth korcajone.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *