Home / Lajme / Humbi jetën pasi shpëtoi vëllanë, në plazhin e Durrësit nuk kishte roje bregdetare

Humbi jetën pasi shpëtoi vëllanë, në plazhin e Durrësit nuk kishte roje bregdetare

Një i ri humbi jetën në përpjekje për të shpëtuar dy adoleshentë. Anri Kashiku ishte 18-vjeçari hero që u fut në det për të shpëtuar vëllanë dhe shokun e tij 15-vjeçar të cilët s’po dilnin dot si pasojë e dallgëve të larta.I riu bëri një gjest heroik dhe ia doli të nixrrte në breg shëndoshë e mirë dy të rinjtë. Por kjo ngjarje mund të ishte shmangur.

Kjo pasi në momentin e ngjarjes, në plazh nuk ka pasur roje bregdetare. Edhe pse në zonë ka kulla, kur ndodhi ngjarja e rëndë ato ishin bosh. Me praninë e rojes bregdetare, fundi i tille mund të ishte shmangur dhe i riu nuk do të kishte humbur jetën në përpjekjen për të shpëtuar dy 15-vjeçarët.

Kujtojmë që këtë sezon turistik raste të tilla tragjike në bregdetin e Shqipërisë nuk kanë qenë të pakta dhe më i funditna rikujon mungesën e sigurisë dhe monitorimit në plazhe.

Si ndodhi ngjarja

Ngjarja ndodhi rreth mesditës, kur deti filloi të trazohej, ndërsa dy të miturit po rrezikonin mbytjen. Anri Kashiku sapo i pa hyri për t’i shpëtuar dhe ia doli, por vetë nuk mundit të mbijetonte. Pasi kishte kaluar shumë kohë, trupi i tij i pajetë u gjet rreth 20 metra nga bregu.

Ai kishte pak ditë që ishte rikthyer nga Anglia për të kaluar kohë me miqtë dhe familjen, por pushimet përfunduan ketu.. Anri Kashiku ishte gjithashtu pjesë e ekipit të të rinjve që e kishte qendrën në afërsi të vendit ku ndodhi tragjedia.

Reagimet për vdekjen e 18-vjeçarit kanë qenë të shumta, duke filluar nga politika e njerëz të tjerë që e kanë cilësuar hero të riun për gjestin që bëri.

 

Rreth korcajone.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *