Home / Lajme / Festivali “gjigand” i ushqimit në Shkodër, jehonë në mediat italiane!

Festivali “gjigand” i ushqimit në Shkodër, jehonë në mediat italiane!

Nga sot deri në 16 korrik, nis në Shkodër një event i jashtëzakonshëm gastronomik me 30 restorante dhe shefat e tyre që bashkojnë forcat për të treguar një anë që vlen për t’u zbuluar dhe shijuar. Shkodra International Food Event apo shkurt, SHIFE, është menduar dhe konceptuar si një festival i ushqimit dhe pijeve shqiptare për të nxjerrë në pah vlerat kulinare të qytetit që synohet të kthehet në një traditë të përvitshme. Jo më kot e tërheq vëmendjen një ngjarje e tillë. Në kohën që jetojmë ushqimi po merr një rol gjithmonë e më të rëndësishëm.

Ideja për të krijuar një festival të dedikuar plotësisht ushqimit dhe pijeve të zones i takon kryebashkiakut të Shkodrës, Bardh Spahia, ku së bashku me ekspertizën e shefit Carlo Zarri, do të synohet të krijohet një sinergji mes Shkodrës dhe Piemontes për ta ngritur dhe promovuar skenën gastronomike. E përditshmja “Corriere della Sera” i ka kushtuar një faqe të plotë faktit që në festival do të jetë i pranishëm një prej shefave më të famshëm të kuzhinës italiane, Carlo Zarri.
Nën titullin “Nga Michelle Obama në Ballkan”, këtij eventi i ka kushtuar një shkrim edhe e përditëshmja e njohur italiane “Corriere della Sera”.
“Nga Piemonte në Shqipëri, pasi ka gatuar për emrat e mëdhenj botëror si (Sophia Loren, Michelle Obama, Armani, Ferrari etj), Carlo Zarri, pronari i hotel-restorantit “Villa San Carlo di Cortemilia (Cuneo) do të jetë në Shkodër, ku prej 14-16 korrik merr jetë edicioni i parë i festivalit “SHIFE”, një festival ndërkombëtar i ushqimit i organizuar nën kujdesin e kryetarit të ri të bashkisë Bardh Spahia, me përkujdesjen e shefit piemontez të kuzhinës, thuhet aty. Festa është e Shkodrës, por në këto tre ditë, qyteti i luleve, është i hapur për miqtë nga e gjithë Shqipëria për të ndarë me ta ushqimet e saj, në këtë kremtim të parë të këtij lloji.

Rreth korcajone.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *