Home / Lajme / Bill Gates ka vendosur të mos jetë më ndër më të pasurit në botë, ja ç’do të bëjë me miliardat e tij

Bill Gates ka vendosur të mos jetë më ndër më të pasurit në botë, ja ç’do të bëjë me miliardat e tij

Bill Gates ka deklaruar se do të dalë nga lista e personave më të pasur në botë.

Miliarderi ka thënë se do të dhurojë 20 miliardë dollarë nga pasuria e tij për fondacionin “Bill dhe Melinda Gates”.

Gates fillimisht u zotua të jepte pasurinë e tij në vitin 2010, por që atëhere vlera e tij neto është dyfishuar. Sipas revistës Forbes, ai tashmë zotëron 118 miliardë dollarë.

Në një postim në Twitter, ai tha se fondacioni do të rrisë shpenzimet e tij nga 6 miliardë dollarë në vit në 9 miliardë dollarë deri në vitin 2026 për shkak të “pengesave globale” të fundit duke përfshirë pandeminë, Ukrainën dhe krizën klimatike.

Njeriu i katërt më i pasur në botë tha se ndihej i detyruar për t’ia kthyer shoqërisë të gjithë burimet e tij.

“Ndërsa shikoj nga e ardhmja, kam në plan t’i jap pothuajse të gjithë pasurinë time fondacionit. Do të zbres dhe largohem nga lista e njerëzve më të pasur në botë. Kam detyrimin që t’ia kthej shoqërisë resurset e mia, në mënyra që të kenë impaktin më të madh sa i përket përmirësimit të jetës. Shpresoj që edhe të tjerë, të cilët janë në pozita të tilla, të bëjnë të njëjtën gjë”, shkroi Bill Gates në Twitter.

Rreth korcajone.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *