Home / Kuriozitete / Nuk keni kondicioner në shtëpi? Ja si ta freskoni shtëpinë tuaj me këto mënyra të thjeshta

Nuk keni kondicioner në shtëpi? Ja si ta freskoni shtëpinë tuaj me këto mënyra të thjeshta

Kur vjen koha e verës, temperaturat e larta bëjnë që nxehtësia të grumbullohet brenda mureve të shtëpisë, ku një problem të veçantë paraqesin dhomat ku nuk kemi kondicioner. Të gjithë e dinë që kondicioneri nuk është aq i mirë për shëndetin tonë, ndaj duhet të tregoni kujdes.

Këto janë tre mënyra të thjeshta për të freskua një dhomë:

Vendosni perde të trasha të zeza

Ata janë të nevojshme në dritaret e dhomës së gjumit dhe duhet të jenë prej kadifeje ose liri, gjë që do të ulë temperaturën tuaj deri në pesë gradë. Mbajini të mbyllura gjatë ditës, por edhe gjatë natës nëse dritarja ka pamje nga dritat e rrugës. Nëse keni perde të errëta, ulini ato gjatë ditës dhe mbyllni dritaret. Hapini vetëm në mbrëmje kur bën më freskët për të ajrosur hapësirën.

Mbani çarçafë prej liri

Liri është një zgjedhje e shkëlqyer për verën. Kjo pëlhurë merr frymë dhe do të parandalojë djersitjen tek njerëzit që duan të mbulohen edhe gjatë verës. Është shumë më i lehtë se pambuku.

Ndryshoni llambat në dhomë

Drita krijon nxehtësi dhe sa më e fortë të jetë llamba që keni, aq më shumë dhoma do të nxehet. Zëvendësoni llambat me ato me tension më të ulët dhe do të arrini më pak ngrohje të dhomës dhe një pamje më natyrale të hapësirës. Gjithashtu, karikoni celularët në dhomën e ndenjes ose kuzhinë.

Rreth korcajone.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *