Home / Kuriozitete / ‘Shastisen’ shkencëtarët e NASA, asteroidi kërcënues del jashtë parashikimeve

‘Shastisen’ shkencëtarët e NASA, asteroidi kërcënues del jashtë parashikimeve

Dy vite pasi raketa OSIRIS-REx grumbulloi mostra nga asteroidi Bennu, NASA ka zbuluar diçka mahnitëse për sipërfaqen e tij. Sipas agjencisë hapësinore, grimcat që përbëjnë trupin qiellor nuk janë të ngjeshura dhe as të lidhura fort, ndaj dikush që do ta shkelte nuk do ta ndiente aspak rezistencën.

Por pse ka kaq rëndësi ky zbulim? Që prej 1999, kur shkencëtarët zbuluan Bennu, ai paraqiste një kërcënim për planetin Tokë sepse një goditje prej tij do ta shkatërronte. Tani që studimi tregon se sipërfaqja e tij nuk është si e asteroideve të tjerë, nevojitet një strategji tjetër shmangieje.

Studiuesit brenda OSIRIS-REx u habitën kur raketa u ul mbi Bennu në 2020. Pavarësisht uljes së butë, pajisja hapësinore u zhyt 70 centimetra, ndërsa një masë pluhuri e zhavorri u ngrit në ajër. “Nuk kishte aspak rezistencë. Sipërfaqja ishte e butë dhe u zhvendos si të ishte lëng”, u shpreh një prej tyre.

Nga vëzhgimi i mostrave u gjet se dendësia e sipërfaqes është 500-700 metër kub, shumë herë më e vogël se sa shtresa shkëmbore e Tokës, 3000 metër kub. Poplat e gurëve në Bennu janë shumë poroze dhe kanë një hapësirë boshe ndërmjet tyre. Sipërfaqja dukej në ngjyrë blu, ndërsa pjesa e brendshme në të kuqe.

Ngjyra blu është rezultat i rrezeve kozmike dhe motit hapësinor, kurse e kuqja ka gjasa të tregojë praninë e molekulave organike si hidrokarburet. OSIRIS-REx mundi të grumbullonte 250 gramë mostra nga Bennu, të cilat do të mbërrijnë në Tokë në Shtator 2023, përpara se të nisë eksplorimin e Apophis, një tjetër asteroid i rrezikshëm./tvklan.al

Rreth korcajone.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *