Home / Lajme / Po punonte në një arë, 20 vjeçari shqiptar humb jetën nga i nxehti në Itali

Po punonte në një arë, 20 vjeçari shqiptar humb jetën nga i nxehti në Itali

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një i ri shqiptar u gjet iu pajetë në një tokë bujqësore. Sapo qytetarët kanë parë të riun pa ndjenja kanë njoftuar ambulancen, por çdo gjë ka qenë e kotë pasi i riu ishte pa shenja jete.

Mediat raportojnë se 20-vjeçari, kishte vetëm pak kohë që kishte filluar punë, pasi ai ishte bashkuar me familjen e tij, që prej vitesh jetonte në Sparanise, në Agro Caleno.

Ashtu si prindërit e tij, 20-vjeçari kishte gjetur punë në një fermë të madhe të specializuar në kultivimin e prodhimeve të serave.

Dyshimet e para për humbjen e parakohshme të tij, lidhen me temperaturat e larta, por priten rezultatet e autopsisë.

Rreth korcajone.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *