Home / Lajme / Mjeku pneumolog: Nëse kolla ju shtohet në këtë periudhë, nxitoni të shkoni në spital

Mjeku pneumolog: Nëse kolla ju shtohet në këtë periudhë, nxitoni të shkoni në spital

Mjeku pneumolog Ardian Jorgji ka folur në lidhje me situatën e Covid-19 në vend, pasi ditët e fundit ka pasur një rritje të rasteve.

Ai foli edhe për simptomat më të zakonshme që janë vërejtur këtë periudhë, ndërsa shtoi se nëse për disa ditë keni temperaturë, shtim të kollës apo probleme me frymëmarrjen, duket të bëni menjëherë ekzaminim klinik, dhe jo përmes telefononit.

“Virulenca është e lartë, nëse flasim për situatën aktuale dhe mutacionet në terren, virulenca është shumë e lartë ndaj janë dhe këto shifra. Do bëja një diferencim, direktiva në botë sot është “edhe rrufë të kesh, duhet të provosh që nuk ke Covid”. Sot mund të kesh kollë, teshtima, i ftohur, nga ndryshime të temperaturave, deri dhe nga refluksi, kështu që gama e këtyre simptomave është e gjerë dhe jo e thjeshtë për tu vlerësuar dhe nga një mjek klinicist, kështu që do një kujdes të madh. Karakteristikë sa i përket mutacioneve të Covid në këtë periudhë, janë temperaturat e larta, mbi 38 që mund të shkojnë deri në 40 gradë dhe zgjasin deri në 6 ditë, dhimbje koke, kocke, diarre, kollë të thatë… nëse në vijim shtohet kolla, ndjesi jo e mirë në frymëmarrje apo rëndesë në gjoks, me patjetër ekzaminim klinik dhe jo më vizitë nga telefoni”, tha ai për “Kjo Javë”.

Rreth korcajone.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *