Home / Lajme / Dy adoleshentë ranë nga lartësia teksa ishin duke punuar tek Megatek, gazetarja: Si lejohen të punojnë kur s’kanë mbushur moshën?

Dy adoleshentë ranë nga lartësia teksa ishin duke punuar tek Megatek, gazetarja: Si lejohen të punojnë kur s’kanë mbushur moshën?

Dy adoleshentë ranë ditën e sotme nga lartësia, teksa ishin duke punuar në qendrën tregtare Megatek në Tiranë.

Gazetarja e njohur Klodiana Lala shkruan se të miturit kanë marrë dëmtime të shumta në pjesë të ndryshme të trupit, teksa shkruan “si është e mundur që ka ende kompani që punësojnë të mitur dhe asnjë institucion nuk ka dijeni”.

Ndër të tjera ajo shkruan se fëmijët e mitur ishin të shtruar te spitali i Traumës dhe se ajo ka të faktuar gjithçka, nëse dikush mundohet ta përgënjeshtrojë, pasi ndodhej atje.

“Dy te mitur 16 dhe 17 vjec u aksidentuan teksa punonin ne ndertim ne qendren tregtare MEGATEK. Si eshte e mundur qe ende ka kompani qe punesojne te mitur dhe asnje institucion ska dijeni.

Besoj ju kujtohet rasti i Ardit Gjoklajt. Ne si media duhet te hapim syte se mund ta mohojne qe ishin te punesuar aty. Te miturve te cilet jane demtuar ne pjese te ndryshme te trupit ju uroj sherim te shpejte. Autoritetet te zbardhin ngjarjen!

ps.djemte ishin tek Trauma, kur vete une mberrita ne urgjence per nje shqetesim shendetesor, keshtu qe kushdo qe guxon te me pergenjeshtroje apo pretendoje te kunderten ta dije mire qe e kam cdo gje te faktuar” shkruan Lala.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 arrestuan në flagrancë shtetasin I. Gj., 45 vjeç, përgjegjës punimesh në një qendër tregtare, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi në objektin ku ky shtetas është përgjegjës, kanë rënë nga lartësia ku ishin duke punuar dhe si pasojë janë dëmtuar, dy shtetas të mitur 16 dhe 17 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njoftoi policia në lidhje me rastin.

Rreth korcajone.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *