Home / Lajme / “Babi, po më mbahet fryma”, si humbi jetën 20-vjeçari: Doli nga sera dhe piu ujë shumë të ftohtë…

“Babi, po më mbahet fryma”, si humbi jetën 20-vjeçari: Doli nga sera dhe piu ujë shumë të ftohtë…

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali, ku një 20-vjeçar humbi jetën teksa ishte duke punuar në serë në Itali.

Mediat italiane bëjnë me dije se shtetasi A.D, kishte pak kohë që ishte bashkuar me familjen në Itali dhe se kishte filluar të punonte me babain në tokat bujqësore.

I riu ka ndjerë shqetësim kur ishte duke punuar dhe i ka thënë të atit se nuk po ndjehej mirë dhe se i merrej fryma. “Babi më pihet ujë” i ka thene ai te atit. Në atë moment 20-vjeçari ka dalë jashtë serës për të marrë ajër dhe ka shkuar në makinë, ku ka ndezur kondisionerin e makinës dhe ka pirë ujë shumë të ftohtë.

Pikërisht ndryshimi i temperaturës menjëherë dyshohet se i ka shkaktuar edhe humbjen e jetes 20-vjeçarit. Babai kur pa se djali është vonuar ka shkuar pranë tij dhe e ka gjetur të pajetë.

Trupi i pajetë i 20-vjeçarit u transferua në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Caserta për hetime të dobishme për përcaktimin e shkaqeve.

Rreth korcajone.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *