Home / Lajme / Sukses në SHBA, Ravajol Hasani krijon menutë e dy restoranteve në New York

Sukses në SHBA, Ravajol Hasani krijon menutë e dy restoranteve në New York

Ravajoli gjatë një interviste për BusinessMag tregon se karriera e tij e mbushur me angazhime, sakrificë dhe shumë përkushtim gjatë 20 viteve të fundit, i është shpërblyer, pasi sot ai është vlerësuar me 10 çmime ndërkombëtare në fushën e gastronomisë botërore.

Në vitin 2019 ai u vlerësua me çmimin Ambasador i Gastronomisë, ndërsa së fundi u vlerësua me çmimin platinium për 2022. Gjithashtu, ai është renditur në listën e 150 shefave më të mirë në botë për 2022.

Ai tregon se në dy muajt e fundit është angazhuar me projektet më të rëndësishme në jetën e tij dhe me karrierën në rangun botëror, ku dhe momentalisht ndodhet përtej Antlantikun, në Tokën e premtuar.

Ravajoli ka shkuar në New York ku ka krijuar menutë për dy restorante atje dhe pritet të kalojë shumë kohë midis SHBA dhe Europës.

Gjatë fundit të këtij muaji ai do të jetë i ftuar në Stuttgart të Gjermanisë, ku do të jetë në një mbrëmje gala mes njerëz të rëndësishëm të fushës së biznesit, ekranit, modës dhe muzikës, si dhe do t’i jepet çmimi si Chef Konsulent botëror më i suksesshëm për vitin 2022 mes 150 shefave botërorë.

Ravajoli tregon se nuk është një pjatë e caktuar që i ka dhënë më shumë famën se të tjerat, por një kombinim i detajeve, krijimtarisë, zgjedhjeve, përkushtimit si dhe pasionit, identitetit, filozofisë dhe kulturës që ai ka për punën.

“Kam punuar shumë që të ndryshoj mentalitetin e ushqimit, si të ushqehemi më shëndetshëm, si të përpunojmë erëzat, bimët, fuqinë që na japin produktet e tokës, si të largohemi nga produktet me përpunim indrustrial, nga sheqeri dhe si mund të përdorim frutat apo vlerat e perimeve.”

Ravajoli ka punuar edhe me disa projekte në Shqipëri dhe Kosovë, dhe thotë se vendi i tij është gjithmonë në planet e tij të ardhshme.

Rreth korcajone.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *