Home / Lajme / Mësoni kuptimin që mbart simboli i peshkut!

Mësoni kuptimin që mbart simboli i peshkut!

Forma, ngjyrat, shkathtësia, perfeksioni, e deri tek momenti i rënies në grep i peshkut, janë një histori e cila reflekton qartazi kuptimin e këtij simboli, i cili vijon të mbetet ende i dashur për shumë njerëz. Ndryshe nga shumë simbole të tjera, Peshku është aq i rëndësishëm sa bën pjesë edhe në yjësi, si një pjesë e rëndësishme e horoskopit, duke u renditur e dymbëdhjeta shenjë në zodiak duke shfaqur një sensibilitet të fortë.

Që në qytetërimet e lashta, simboli i peshkut transmeton bollëkun, paranë, pasurinë, pjellorinë, por edhe miqësinë. Origjina e këtij simboli lidhet me kulturën mesdhetare, duke u shfaqur në mitologjinë Greqinë, e më pas në atë të Lindjes së Mesme. Me kalimin e shekujve, format kanë ndryshuar, duke dominuar struktura e zakontë e peshkut, herë me ngjyra të forta, mes blusë dhe të kuqes, e herë vetëm skeleti i tij, si një mënyrë për të mbajtur larg syrin e keq. Edhe në Indi ky simbol ka shumë pushtet, sidomos përsa i takon dijes dhe mençurisë, zoti Visnu u mishërua tek një peshk, duke i shpëtuar njerëzit nga përmbytjet, ndërsa Shiva e veshur si një njeri-peshk, u mësoi atyre jogën, një kulturë e përhapur kryesisht në Azi. Por, pas periudhës së krishtërimit ky simbol ‘u aneksua’ nga besimi i krishterë. Fjala greke peshk (Ichtus), u kthye në një akronim të Jezusit. Por në të vërtetë, ky simbol e ka origjinën edhe më të lashtë në krahasim me kristianizmin: e besoni ose jo bëhet fjalë për një vaginë. Në fakt, para se të quhej kështu, ai njihej me emrin Vescica Piscis, apo më saktë si “Thika e Peshkut” por njihet edhe si “Bajamja” dhe ai përdorej si simbol i pjellorisë së çdo gruaje perëndeshë, si Venera, Afërdita, Artagatis, perëndesha siriane e fertilitetit apo si Grande Madre, perëndesha e famshme pagane.

Në shumë kultura, shfaqja e peshqve në ëndrra është një lajm i mirë. Kështu nëse shfaqesh duke notuar me një peshk kjo nënkupton një shtazëni të afërt, sidomos tek gratë që e presin atë.
Mbajtja e një varëse me simbolin e peshkut reflekton simbolin e natyrës femërore dhe pjellori. Besohet, se gëlltitja e peshkut ose pjesë prej tij ndihmon në rast steriliteti, gjithashtu se fëmijët e lindur me ndihmën e mrekullisë posedojnë tipare të pazakonshme.

Në plan simbolik peshku lidhet me ujin, me thellësitë dhe botën nënujore. Sipas përfytyrimeve arkaike bota mbështetet mbi dy peshq ose mbi dy balena. Si simbol i begatisë dhe lumturisë peshku ka vend edhe në urimet e kolendarëve. Urimet i drejtohen vajzës në shtëpi, e cila krahasohet me peshkun e bukur me luspa të argjendta nga thellësirat, me thëllëzën nga bari i lartë dhe me palloin nga kopshtet e bejlerëve. Në këngën e kolendarëve këndohet për peshkun e bukur me krahë të arta, i cili jeton në Detin e Zi, me kërkesë të vajzës së re mblidhen peshkatarë – të gjithë me rrjeta, të cilat i hedhin në Detin e Zi dhe kapin peshkun magjik. Kjo këngë i këndohet vajzës që është gati të martohet dhe në praktikë është një urim për martesë të shpejtë.

Sipas përfytyrimeve tradicionale peshqit mund të plotësojnë dëshira dhe kjo ndodhte jo vetëm në përralla. Nëse mbani një objekt të tillë fatsjellës në shtëpi apo biznes, padyshim që do të keni mbarësi. Po ashtu edhe menjëherë pas martesës, nëse doni që të lindni sa më parë, bëni mirë të mbani ndonjë antikuar me simbol peshkun apo objekte të ngjashme.

+Që nga kohët e postkristianizmit, ky simbol është shfaqur shpesh edhe nëpër veshje dhe dizenjo, duke u rikthyer në vëmendje të stilistëve, apo shpesh të krijuesve të bizhuterive, si një ndër simbolet më të parapëlqyera, pasi shumë njerëz e duan këtë shenjë të pranishme në jetën e tyre.

Rreth korcajone.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *