Home / Uncategorized / Temperatura përvëluese, ja dy qytetet shqiptare që shënuan rekord

Temperatura përvëluese, ja dy qytetet shqiptare që shënuan rekord

Moti “përvëlues” që ka mbërthyer vendin tonë parashikohet të zgjasë për të gjithë javën! Por duket se në pjesën e dytë të javës anticikloni afrikan fillon dhe tërhiqet gradualisht, ndërsa pritet edhe rënie e lehtë dhe graduale e temperaturave. Ditët më të nxehta të kësaj jave janë e hëna dhe e marta, por për shkak të lagështirës relativisht të lartë ndjesia e temperaturave.

Rekord temperaturash ka Berati dhe Elbasani, që kapin pikun me 40°C, Tirana ka temperaturën maksimale 39°C, ndërsa Shkodra dhe Gjirokastra kanë kapur shifrën e 38°C. Temperatura që do të vazhdojnë me këto nivele përgjatë të gjithë javës.

Për shkak të temperaturave të larta, ka rrezik të lartë edhe për zjarre në pyje. Riskun më të lartë e ka qarku i Fierit, por nuk është i vetmi. Rrezik të lartë ka edhe në: Shkodër (Perëndim dhe Jug), Kukës (Qendër), Dibër (Perëndim), Lezhë (Qendër), Durrës (Lindje), Tiranë (Qendër), Elbasan (Perëndim), Berat (Perëndim), Vlorë (Veri) dhe Gjirokastër (Qendër). Megjithatë rreziku pritet të jetë më i lartë gjatë ditës së sotme.

Sa i përket erës, pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

Rreth korcajone.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *