Home / Uncategorized / Për 10 minuta tërbohet moti në Sarandë, humb jetën 22 vjeçari

Për 10 minuta tërbohet moti në Sarandë, humb jetën 22 vjeçari

Për 10 minuta qyteti bregdetar i Sarandës u përfshi nga reshje të shumta shiu dhe erë e fortë, duke sjell problematika në qytet. Ujërat e zeza dolën në shëtitore, ndërkohë u thyen edhe disa pemë në qytet dhe për pasojë një shtëpi mbeti e dëmtuar.

Një 22-vjeçar ka ndërruar jetë pasditen e sotme në Sarandë pasi u godit nga tenda mbrojtëse e një kalçeto.

Armando Kazma pësoi dëmtime për shkak se era e fortë rrëzoi tendën mbrojtëse në fushën sportive ku ai po qëndronte.

Fillimisht i riu u dërgua në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.

Në vijim të informacionit paraprak për rrëzimin e tendës së një kalçetoje sportive, ku si pasojë u dëmtua shtetasi A. K., 22 vjeç, ju informojmë se si pasojë e dëmtimeve të marra, ky shtetas ndërroi jetë në spital. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Rreth korcajone.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *