Home / Bota / 21-vjeçari ngjitet në ndërtesën 400 metërshe në Dubai, pozon duke u mbajtur me një dorë

21-vjeçari ngjitet në ndërtesën 400 metërshe në Dubai, pozon duke u mbajtur me një dorë

Një britanik është prezantuar si punëtor ndërtimi vetëm për t’u ngjitur fshehurazi në majën e një ndërtese prej 390 metra e lartë në Dubai.

Adam Lockwood, një 21-vjeçar nga Mançesteri, nga lartësia pozoi fotografi duke u mbajtur vetëm me një dorë e edhe duke bërë akrobacione të tjera, shkruan The Independent.

Ai ka filmuar veten duke hyrë në një pjesë të ndërtesës që duket se është në ndërtim e sipër, duke vënë në dukje se pothuajse nuk ka njeri përreth.

Ai thotë në video se ndërroi shkallët tetë herë në dy orë, ndërsa vazhdimisht haste punëtorë.

21 vjeçari në majën e ndërtesës nuk përdor asnjë pajisje sigurie ndërsa rrotullohet rreth shtyllave të vinçit – me pamje nga Burj Khalifa, ndërtesa më e lartë në botë, aty pranë.

Ai tha se përvoja e tij ishte “surreale” por gjithashtu “pothuajse paqësore” pasi “truri i tij është bosh” ndërsa ai kryente akrobacione.

“Kur pashë për herë të parë pamjet, po mendoja me vete: ‘Kjo është, kjo është gjëja më e pabesueshme që kam bërë’, tha ai.

“Është diçka që e di se mund ta bëj dhe që 99 për qind e botës nuk mund ta bëjë dhe nuk do ta bëjë kurrë, kështu që ndihem i detyruar të përdor aftësinë time dhe të kënaqem duke e bërë atë në këtë proces.”

Në prill, Lockwood u ngjit nga stadiumi 80 metra i lartë, San Siro, në Milano, teksa është ngjitur edhe në piramidën prej xhami në muzeun Luvre në Paris.

Rreth korcajone.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *