Home / Lajme / Park fotovoltaik në Karavasta, Rama: Këtu mbaron gjithë tensioni i Erion Braçes

Park fotovoltaik në Karavasta, Rama: Këtu mbaron gjithë tensioni i Erion Braçes

Kryeministri Edi Rama së bashkua me ministra dhe deputetë socialist, ditën e sotme kanë qenë në Divjakë, ku ka nisur ndërtimi i Parkut fotovoltaik i Karavastasë.

Gjatë fjalës së tij Rama tha se me nisjes e punës ka marrë fund edhe tension i Erion Braçes, të cilin e vlerësoi për ndhmën që ka dhënë. Ndërkohë do të vijojnë investimet për një tjetër park në zonën e Spitallës.

Sipas Ramës Parku fotovoltaik i Karavastasë do të jetë parku më i madh i energjisë diellore në rajon, me kapacitet 140 MGW në një sipërfaqe 120 hektarë.

“Pas një pune të gjatë parapërgatitore për të hyrë në fazën përfundimtare që është e ndërtimit të parkut më të madh me energji diellore në rajonin e Ballkanit dhe më vjen shumë mirë që për rastësi, dje kam qenë së bashku me presidentin e Francës në Madrid dhe kemi folur për angazhimin e Voltalias në Shqipëri, edhe për vijimin e investimeve me parkun tjetër në zonën e Spitallës, i cili është në fazën përgatitore.

Më vjen mirë që këtu mbaron gjithë tensioni i Erion Braçes për realizimin e kësaj vepre dhe hyjmë në fazën e marrjes frymë të lehtësuar. Erioni meriton të gjithë respektin dhe falenderimet për këmbënguljen dhe për ndihmën që ka dhënë me autoritetet vendore për ta lehtësuar këtë proces”, tha Rama.

Rreth korcajone.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *