Home / Lajme / Kjo është gruaja më e kërkuar në botë nga FBI, përfitoi 4 miliardë dollarë me kriptmonedha

Kjo është gruaja më e kërkuar në botë nga FBI, përfitoi 4 miliardë dollarë me kriptmonedha

Një grua bullgare, e njohur gjithashtu si “Cryptoqueen”, “Mbretëresha e kriptomonedhave” është shtuar në listën e FBI-së me 10 njerëzit më të kërkuar në botë.

Ruja Ignatova akuzohet se ka mashtruar investitorë për 4 miliardë dollarë duke shitur një kriptomonedhë false të quajtur OneCoin.

Ignatova, e cila ka shtetësi gjermane, humbi gjurmët në fund të vitit 2017 pasi vuri përgjues në banesën e të dashurit të saj amerikan dhe mësoi se ai po bashkëpunonte me hetuesit e FBI-së për OneCoin, thanë prokurorët.

Ajo mori një fluturim nga Bullgaria për në Greqi dhe që atëherë nuk është parë më.

Viti i zhdukjes, ai 2017 përkon me kohën kur zyrtarët amerikanë nënshkruan një urdhër arresti për të.

FBI madje ka deklaruar se do të japë një shpërblim 100,000 dollarë për ata që japin informacion të vlefshëm që çon në arrestimin e saj.

Ignatova besohet se udhëton me roje dhe/ose bashkëpunëtorë , tha FBI, duke shtuar se ajo mund të ketë bërë operacione plastike ose të ketë ndryshuar pamjen e saj.

Ndaj 42-vjeçares në vitin 2019 u ngritën tetë akuza, mes tyre mashtrimin me letra me vlerë dhe ngritjen e një skeme piramidale me OneCoin Ltd me bazë në Bullgari.

“Ajo e ngriti skemën e saj në mënyrë perfekte, duke përfituar nga spekulimet e ditëve të para për kriptomonedhën,” tha Damian Williams, prokurori më i lartë federal në Manhattan.

Ai e përshkroi OneCoin si “një nga skemat më të mëdha piramidale në histori”.

FBI shton të arratisurit në listën e saj të “Më të Kërkuarit” kur beson se qytetarët mund të jenë në gjendje të ndihmojnë në gjetjen e të dyshuarve.

Michael Driscoll, ndihmës drejtori përgjegjës i FBI-së në Nju Jork, tha se Ignatova “u largua me një sasi të madhe parash”.

“Paratë mund të blejnë shumë miq, dhe unë imagjinoj se ajo po përfiton nga kjo”.

Ajo është e vetmja grua në listën e 10 më të kërkuarve të FBI-së.

Rreth korcajone.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *