Home / Lajme / Udhëton nga Zvicra me bicikletë drejt vendlindjes por nuk ka asnjë që ta presë

Udhëton nga Zvicra me bicikletë drejt vendlindjes por nuk ka asnjë që ta presë

Pushimet verore kanë filluar, dikush ka shkuar më herët e dikush tani po pergatitët për të shkuar në vendlindje. Shumica e tyre shkojnë me avion, vetura apo me autobus. Por, ka dikush që shkon në vendlindje me bicikletë.

Është ky Vaxhid Xhelili nga Luçani i komunës së Bujanocit. Vaxhid Xhelili, poeti që bëri bum në rrjetet sociale, ka sjellur rrëfimin e tij për udhëtimin e tij goxha të gjatë me biçikletë, nga Zvicra në Bujanoc. Vaxhidi i emocionuar, me lot në sy u shpreh se në shtëpinë e tij në Kosovë nuk ka askënd që e pret, pasi prindërit i kanë vdekur.

Ai nga Bezeli ku jeton deri në vendlindje në Bujanoc, që udhëtoi mbi 400 orë (dy javë) me biçikletë duke bërë mbi 2 mijë kilometra.
“Ishte një udhëtim i jashtëzakonshëm dhe i mrekullueshëm”, ka thënë ai.

“Kam 35 vite larg. Nuk kam asnjëri që më pret. Më presin bashkëvendasit e mi, të gjithë njerëzit që i njoh dhe më njohin. Në shtëpi nuk më pret askush. Më ka vdekur prindërit, nëna më ka vdekur para 5 muajsh. Unë kam gruan dhe familjen këtu në Zvicër. Kam dy djem, që më kanë lindur në LLuçan, por tani jemi në Zvicër”.

Vaxhid Xhelili është një poet i njojhur në komunitetin shiptar në Zvicër i cli jeton dhe vperon që prej vitesh.

“Ky ishte udhëtimi i ëndrrave të mia. Si i ri kur kam dal në diasporë, në Zvicër kisha shume dëshirë të eksploroja me biçikletë. Unë kam udhëtuar me tren, me autobus, kurse me aeroplan shumë pak, sepse kam frikë. Jam nis nga Baseli më 4 maj, rreth dy javë. Deri tani ka qenë udhëtimi shumë mirë, më mirë se ç’e kam menduar edhe pse moti ishte here pas here me shi apo me diell, e here me shume vapë. Qëllimi im ka qenë të qëndroj afër natyrës prandaj kam zgjedhur kampingun, edhe pse munda të rrija edhe në hotel. E kanë bërë vetë me dëshirën e tyre..”, ka thëne Vaxhid Xhelili për gazetën zvicerane Le Canton27.ch

Për këtë vozitje me bicikletë plotë dy javeë ai ka marrë shumë mirënjohje si nga pushteti lokal në Preshevë ashtu edhe nga shoqata Lugina Bieke, pastaj nga Bashkësia Lokale në Basel etj… /BotaSot/

Rreth korcajone.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *