Home / Lajme / Robert Aliaj: Femra që ka kaluar 150 veta nuk do përfundojë me asnjë

Robert Aliaj: Femra që ka kaluar 150 veta nuk do përfundojë me asnjë

“Problemi nuk është të shkosh me kë të duash, por problemet që lindin pas kësaj. Është krijuar një model femëror që është krejtësisht e papërgjegjshme dhe thotë e di un ç’bëj me trupin tim.”

Kështu është shprehur artisti Robert Aliaj teksa ka qenë i ftuar në një panel për të folur për ndalimin e abortit në Amerikë. Sipas tij, zgjidhja nuk është të bëhet apo jo aborti, por të ndërgjegjësohen njerëzit para se të shkojnë tek fenomeni.

“Por kjo në shoqëri dëmton shumë se një femër që ka kaluar 150 veta dhe nuk ka përfunduar akoma me një, nuk do të përfundojë me asnjë dhe nuk është e besueshme për meshkujt e tjetër dhe nuk vlen”, tha ai në emisionin “Open”.

Vetë Roberti ka thënë se është pro abortit, pasi beson se njerëzit nuk e bëjnë këtë veprim për sport por për arsye shumë të forta.

“Jam pro abortit sepse besoj tek ndërgjegjja e njerëzve se nuk e bëjnë për sport. Ka një arsye aq të fortë që shkon tek ekzekutimi i një jete. Sepse është kaq komplekse gjëja sa edhe kur ke të drejtë të abortosh, është shumë problem sepse është respekti i marrjes së një jete. Jemi të barabartë. Nëna, babai, fetusi janë të pafajshëm dhe me të drejta barabarta për jetën”, vijoi ai.

Rreth korcajone.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *