Home / Lajme / Ministrja e Ramës: Shqipëria ka rritje ekonomike të nivelit të lartë, kryeministri ynë është “brand” ndërkombëtar

Ministrja e Ramës: Shqipëria ka rritje ekonomike të nivelit të lartë, kryeministri ynë është “brand” ndërkombëtar

Ministrja e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet, Milva Ekonomi, nuk është tërhequr nga furçat e bëra ndaj kryeministrit Rama, të cilin e cilësoi si një brand ndërkombëtar.

“Në fakt duke menduar se ishte orë ekonomie që duhet të vendosej në shinat e caktuara që ne diskutojmë doja të thoja se sot INSTAT ka publikuar të dhënat e GDP-së. Meqë jemi duke monitoruar të dhënat është fakt se rritja ekonomike në Shqipëri është e nivelit të lartë dhe e krahasueshme me vendet e BE (5.6%). Duke parë këtë shifër kemi vënë re që gjërat janë të vështira por ekonomia jonë ka rezistuar. Po të shihni të dhënat e Agjencisë së Depozitave, njerëzit që kanë depozita, numri i tyre në fund të 2021 ishte rritur dhe kishte shkuar më shumë se 2 mln. Vlera e depozitave të siguruara kishte shkuar në mbi 3 trilionë lekë. INSTAT na ka ndihmuar edhe me ndarjen e buxheteve të familjeve për grupe me nga 20% dhe vumë në dukje se paketa e rezistencës jep kuptim për pensionistët dhe ata me pagë që ne e çuam në 40 mijë lekë të reja. Me paketën e rezistencës këto grupe ia dolën me rritjen e inflacionit. Shifrat janë të rëndësishme dhe paketat në ekonomi ishin sinjifikative. Ne menduam për disa sektorë. çmimet në tregjet globale nuk varen nga ne”, tha Ekonomi.

Gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend, Ekonomi tha se arritjet e bëra nga Shqipëria në arenën ndërkombëtare, vijnë si pasojë e të qenit kryeministri Rama një brand ndërkombëtar.

Sipas ministres ajo që ka arritur sot Shqipëria në arenën ndërkombëtare është e panjohur më përpara.

“Në fakt të gjithë e dimë që brandi është term shumë i rëndësishëm në marketing, pavarësisht nëse brandi është tregtar apo politik.

Ai që është brend do të marketojë ndryshe një cilësi të asaj që përfaqëson. Dhe zoti Rama është pikërisht ai që di të marketojë ndryshe një cilësi të popullit shqiptar. Është një brand ndërkombëtar. Ajo që ka arritur Shqipëria në arenën ndërkombëtare sot është e panjohur më përpara, prandaj edhe trembeni ju. Është ndryshe nga çdo herë tjetër. Në çdo detyrë që që kemi marrë në arenën ndërkombëtare, kemi dalluar në këto vite. Mos harroni sa mirë që u menaxhua kryesimi i OSBE-së, mos harroni zërin që kemi sot në NATO.

Ka një arsye pse zoti Rama është brand ndërkombëtar, nuk e ç’bëjmë dot këtë se e shikojmë ne, e shikojnë dhe partnerët ndërkombëtarë”, tha Ekonomi.

Rreth korcajone.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *