Home / Lajme / Gjyshja serbe me flamurin shqiptar në rrobat e banjos trazon rrjetet sociale

Gjyshja serbe me flamurin shqiptar në rrobat e banjos trazon rrjetet sociale

Serbia po “gumëzhin” nga një foto e cila po trazon rrjetet sociale. Një gjyshe është fotografuar në Novi Sad me rroba banje me flamurin shqiptar. Siç raportojnë mediat serbe, fotoja e pazakontë dyshohet se është bërë në Novi Sad Strand, një plazh në këtë zonë.

Aty shihet një grua e moshuar e ulur në një stol, e cila ka të veshur rroba banje me flamurin shqiptar, ndërsa në dorë mban telefonin dhe duket sikur po fotografon personin që i ka bërë foton.

Në postimin e publikuar në instagram shtrohet pyetja: A është ky një provokim i qëllimshëm? Reagimet kanë qenë të shumta, duke thënë se gjyshja nuk e ka ditur fare se çfarë kuptimi flamuri që mban ne reçipetat e saj.

“Mos i kushtoni rëndësi”, ka shkruar një përdorues.

Ndërsa një tjetër thotë se të gjithë debatin e bën politika: “Unë isha në mes të Shqipërisë me stemën në bluzë dhe askush nuk më tha asnjë fjalë. Politikanët e bëjnë gjithë këtë urrejtje, dhe ulen, pinë e hanë bashkë dhe bëjnë kombinime, ndërsa njerëzit e thjeshtë duan të vdesin për ndonjë marrëzi”

Rreth korcajone.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *