Modelja realizoi një intervistë virtuale me ndjekësit e saj duke iu drejtuar pyetjen: “Çfarë ju bën të lumtur?” Dikush ka shkruar Donald dhe Trixa, duke shoqëruar me një zemër të thyer. E menjëhershme ka qenë edhe përgjigjja e modeles e cila u duke se ka ironizuar dyshen duke i thënë ndjekëses të flejë rehat. “Ku të shkon mendja, moj ku të shkon mendja. Futja gjumit, flej rehat,”-është shprehur Beniada duke qeshur.
Beniada Nishani ka sqaruar deklaratën e bërë më herët ditën e sotme nga ajo në Instagram për Donald Veshajn dhe Beatrix Ramosajn.
Pasi videoja e saj po interpretohej në mënyra të ndryshme dikush e ka pyetur: “Nuk e kuptova të qeshurën tënde në ask-un që kishte të bënte me Trixën. Është shoqja jote“. Beniada ka ndarë një video duke sqaruar: “Mund të dukem unë si njeriu që tallet për diçka të tillë? Jo. Është thjesht ‘futja gjumit dhe mos e vrit shumë mendjen’. Sepse ata janë shumë të lumtur dhe Trixa nuk ka nevojë për askënd”.
Ajo publikoi para disa ditësh një video ku ndodhet në makinë me vëllain duke dëgjuar këngën e Donaldit ‘Toxic love’. Kjo këngë është një dedikim për Borën në të cilën Donaldi përshkruan gjithë ndjenjat dhe zhvillimet e lidhjes së tyre. Për më tepër, modelja e ka cilësuar atë si “kënga më e mirë romantike”.