Home / Lajme / Shoku i Martinit e dinte për Tina Pajollarin dhe vajzën e byrektores, çfarë fshihet pas ngjarjes në Kolanec

Shoku i Martinit e dinte për Tina Pajollarin dhe vajzën e byrektores, çfarë fshihet pas ngjarjes në Kolanec

Ngjarja në fshatin Kolanec të Maliqit ku një 26 vjeçar humbi dhe më pas u gjet i pajetë në rezervuarin mbi fshat ka tronditur jo vetëm banorët e zonës por edhe gjithë opinionin publik.
Fillimisht babai i të riut tha se Martin Çeço kishte filluar të fliste me një vajzë të quajtur Tina Pajollari dhe dyshimet shkuan vetëm mbi këtë raport.

Pasi u zbulua trupi, blutë e qytetit vunë pas hekurave tre persona, mes të cilëve Valter Mollajn, një banor i fshatit Marjan, i cili ishte kushëri i largët me Tinën. Por në emisionin Uniko është deklaruar mbrëmjen e djeshme nga bashkëshortja e Valterit se ai ka qenë në shtëpi mbrëmjen kur ka ndodhur ngjarja dhe për këtë ajo betohej.

Gazetari Spartak Koka intervistoi edhe një vajzë të quajtur Bora, e cila punonte në një byrektore në qytetin e Korçës dhe ngatërrohej me Tinën. Ajo ka deklaruar se nuk njihte asnjërin nga personat e përmendur.
Gazetari tha në fund të emisionit se në fshatin Kolanec qarkullon një tjetër version i ngjarjes ku i përfshirë është edhe shoku i Martin Çeços. Sipas tij shoku i ngushtë ka patur dijeni për të gjithë historinë e Martinit me vajzën e byrektores si dhe me Tina Pajollarin.

Historia është mbajtur e fshehtë për të respektuar hetimet por javës tjetër në emision do të publikohen edhe audio.
Emisioni i plotë:

Rreth korcajone.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *