Home / Lajme / Përplasi çiftin dhe foshnjen tre muajshe në Tiranë, lirohet shoferi i “G Class”

Përplasi çiftin dhe foshnjen tre muajshe në Tiranë, lirohet shoferi i “G Class”

Ajas Sulejmani është lënë i lirë. Ai ishte pas hekurave pasi përplasi çiftin Konomi dhe foshnjen e tyre 3 mujshe teksa drejtonte automjetin e tij ‘G Class’ tek vijat e bardha në zonën e 21-Dhjetorit. Gjykata e Tiranës ka zbutur masën e sigurisë ndaj tij duke vendosur që 39-vjeçari të hetohet nën masën e arrestit shtëpiak.

Në seancën mbajtur këtë të hënë togat e zeza të kryeqytetit pranuan kërkesën e Sulejmanit për masë më të butë sigurie edhe për shkak të normalizimit të mardhënieve mes palëve. Vendimi është dhënë nga gjyqtarja Rexhina Memlika ndërsa prokuroria ka kërkuar që të lihet në fuqi masa “arrest me burg” dhe do e apelojë vendimin e gjykatës për lirim nga qelia.

Çifti Konomi kanë çuar dëshmi noteriale ku thonë se nuk kanë probleme me Sulejmanin dhe kanë normalizuar marrëdhënien me të, gjë që ka ndikuar në zbutjen e masës së sigurisë.

Arjan dhe Vilma Konomi, çifti që u përplas nga Ajas Sulejmani duke kaluar në vizat e bardha në “Rrugën e Kavajës” lanë spitalin rreth një muajpas ngjarjes.

Rreth korcajone.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *