Home / Show Biz / Nuk ka hotele?/ Pas fotos romantike me të dashurin Fjoralba Ponari i përgjigjet ndjekësit që i komentoi

Nuk ka hotele?/ Pas fotos romantike me të dashurin Fjoralba Ponari i përgjigjet ndjekësit që i komentoi

Fjoralba Ponari festoi ditëlindjen pak ditë më parë dhe në këtë ditë të veçantë udhëtoi drejt Francës me të dashurin e saj.

Ajo ndau si rrallëherë një foto me të dashurin e saj në Instagram në një moment romantik. Ata shihen në stol në një park dhe partneri i moderatores ka mbështetur kokën tek ajo. “Paqe dhe dashuri në Francë”- shkroi ajo krah fotos.

Mirëpo, dikush i komenton: “Nuk ka hotele?”. Ky koment ka marrë edhe vëmendjen e prezantueses e cila i ka kthyer një përgjigje satirike duke i shkruar:”Jemi çift që nuk shprezojmë”.

Moderatorja ka kohë që e ka bërë lidhjen e saj publike, por nuk ndan shumë detaje apo foto me partnerin e saj në rrjetet sociale. Në fakt siç ka treguar ajo vetë kjo është zgjedhja e të dashurit të saj që nuk i pëlqen shumë vëmendja, ndaj ajo nuk shfaqet shumë shpesh me të në publik. Pak muaj më parë E ftuar me mikeshën e saj Argjira Spanca në “Ëndërrtjerrësit”, Fjoralba tha mos të habitemi nëse ajo dhe Françesko martohen para Gjirës dhe Gracianos.

Ishte vetë moderatorja që postoi foto të njëpasnjëshme me partnerin e saj rreth 3 vite më parë duke na e fshehur portretin, por gjithsesi identiteti i tij u zbulua. Në rrjet u përhapën fotot dhe u zbulua se partneri i saj është atlet në sportin e xhudos dhe inxhinier software.

Rreth korcajone.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *