Home / Lajme / Nënë e bir ranë në lumë, specialisti i bashkisë: Kangjellat s’janë për makinat por për qytetarët

Nënë e bir ranë në lumë, specialisti i bashkisë: Kangjellat s’janë për makinat por për qytetarët

Gjatë ditës së djeshme, Bashkia e Beratit ka riparuar kangjellat mbrojtës të urës, të cilët u shkëputën lehtësisht pasi mjeti ML doli nga rruga dhe u përplas me to.

Një nga specialistët, punonjës i mirëmbajtjes në Bashkinë Berat, Kosta Angjeliu, tha se kangjellat janë vendosur për këmbësorët dhe jo për automjetet dhe se barrierat vendosen vetëm në rrugë nacionale.

“Unë në ndërtim kam 43 vjet punë. Janë thjesht kangjella, kjo nuk përballon rrugën nacionale, janë vetëm për këmbësorin. Janë të nevojshme, kjo nuk shërben barrierë për makinat. Mos duheshin më të fortë?

Jo, jo, këto janë normale, kështu bëhen. Barrierat bëhen kur nuk ka trotuar. Kjo pjesa më parë ka qenë me hekur, u bë me parmak betoni, pastaj koha evoluoi dhe u bë me këto që janë sot. Kanë funksion vetëm për këmbësorin, nuk është barrierë që mund të vendoset në një autostradë”, tha ai.

Rreth korcajone.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *