Home / Lajme / Kiara Tito: Me një nga ish-at e mi tentova të ishim miq, por ai nuk e priti mirë

Kiara Tito: Me një nga ish-at e mi tentova të ishim miq, por ai nuk e priti mirë

Moderatorja Kiara Tito, e ftuar mbrëmjen e sotme në “Goca dhe Gra” ka zbuluar se si do ta dëshironte partnerin ideal për të.

Ajo tha se kushti kryesor është që ai person të mos jetë mediatik ndërsa për sa i përket cilësive të tij, ajo tha se idealizimet që ka nuk do të realizohen kurrë.

Armina Mevlani: Ti je në një lidhje?

Kiara Tito: Jo nuk jam në një lidhje momentalisht.

Armina Mevlani: Si do e dëshiroje partnerin?

Kiara Tito: Nuk është se kam një tipologji, sepse duke kaluar vitet e kam kuptuar që ato idealizimet që kam në kokë për partnerin janë të kota sepse asnjëherë nuk do të realizohen.

Dalina Buzi: Këngëtar do e doje?

Kiara Tito: Jo nuk do ta doja. Nuk do të doja të ishte njeri i medias.
Ndër të tjera ajo tha se
se të mbash shoqëri me një person që ke pasur një lidhje më herët, nuk është shumë e thjeshtë.

Ajo tha se ka tentuar një gjë të tillë por personi tjetër e ka marrë këtë gjë si sinjal.

Kiara Tito:Me një nga ishat e mi, tentova që të kisha shoqëri sepse vjen një pikë që mbyllen disa gjëra dhe hapet një eksperiencë e re, kanë ndryshuar shumë gjëra e s’ke më ndjenja. Por ne momentin që del e takon ose flet, tjetri edhe mund ta marrë si sinjal dhe nuk e pret mirë pjesën që mund ta kesh shok.

Rreth korcajone.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *