Home / Lajme / I doli emri te grupi i protestës, Saimir Korreshi: Na pretë kostumin, të paktën të na kishit pyetur për masën

I doli emri te grupi i protestës, Saimir Korreshi: Na pretë kostumin, të paktën të na kishit pyetur për masën

Deputeti demokrat, Saimir Korreshi, ka reaguar pas publikimit të listës nga ana e zëdhënëses së PD, Floriana Garo, në të cilën prezantoheshin grupet e punës për protestën e datës 7 korrik.

Ai shkruan me ironi se kanë futur në listë edhe emrin e tij pa e pyetur nëse ai dëshironte të ishte pjesë e grupeve të punës apo jo.

“Epo si vajten keto pune. Te nusja hane e pine e te dhendrri gje nuk dine.

Po mire qe na prete kostumin po te pakten te na kishit pyetur per masen”, shkruan Korreshi.

Rreth korcajone.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *