Home / Histori / Arkeologji / Durrës/Kërkime arkeologjike zbulojnë të dhëna të rëndësishme të forumit bizantin

Durrës/Kërkime arkeologjike zbulojnë të dhëna të rëndësishme të forumit bizantin

Ekspedita e përbashkët arkeologjike shqiptaro-franceze ka njoftuar përfundimin e gërmimeve pranë forumit bizantin, duke bërë të ditur gjetje interesante. Në lidhje me gërmimet e kryera tek forumi bizantin, bashkëdrejtuesja franceze e projektit tha se janë evidentuar shtresa të hershme të shekullit të II dhe shekullit të III, në të cilat është konstatuar djegie masive nga një zjarr që mendohet se ka djegur gjithë qytetin.

“Kemi arritur të kapim nivelin e periudhës romake, si dhe banesat e shekullit të 3-të dhe të 2-të pas erës sonë, të dyja të djegura nga zjarre masive, ku tregojnë qartësisht gjurmët e djegura. Ka shume gjetje, si një statujë bronzi që mendohet se mund të përfaqësojë Artemisën, një perëndeshë e rëndësishme për qytetin”, thotë arkeologia franceze Catherine Abadie Reynal.

Brikena Shkodra, duke folur për periudhën mesjetare, tha se këto gërmime na japin mundësinë të shohim transformimin e forumit bizantin që nga ndërtimi i tij në shekullin e 6-të deri në shekullin e 7-të, si dhe të shohim gjurmë të ripërdorimit të tij për qëllime të ndryshme deri në shekullin e 14-të.

Forumi është pjesë e një kompleksi të gjerë ndërtimesh e zbukuruar me kolona mermeri dhe me dysheme të veshur me pllaka të mëdha mermeri. Për shkak të vlerave kulturore që përmban Forumi i Bizantin, ai ka hyrë pothuajse në të gjitha guidat turistike të vendit tonë.

Rreth korcajone.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *