Home / Lajme / Temperatura përvëluese në ditët në vazhdim, ja qytetet ku do të shënohen vlera rekord

Temperatura përvëluese në ditët në vazhdim, ja qytetet ku do të shënohen vlera rekord

Në Evropën Juglindore duket se do të mbizotërojnë temperatura “përvëluese” përgjatë fundit të qershorit dhe fillimit të korrikut. Sipas meterologëve deri në përfundim të qershorit pritet të regjistrohen në vend temperature të larta ku termometri do të shënojë deri në 39 gradë celsius.

Fillimi i korrikut pritet që të sjellë rritje të mëtejshme të temperaturave të cilat mund të shkojnë deri në 40 gradë.

Vlerat më të larta duket se do të regjistrohen në qytete si Shkodra, Tirana, Peqini, Berati, Fieri, Vlora, Gjirokastra, etj.

Megjithatë, përgjatë javës pritet të ketë edhe kalime të pakta vranësirash, kryesisht në zonat malore dhe reshjet mund të jenë të izoluara.

Rreth korcajone.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *