Home / Lajme / Sali Berisha: Kam vetëm 100 mijë euro, Rama na ka kontrolluar për 9 vite por s’gjeti gjë

Sali Berisha: Kam vetëm 100 mijë euro, Rama na ka kontrolluar për 9 vite por s’gjeti gjë

Ish-kryeministri Sali Berisha është pyetur për pasuritë e tij dhe të familjes së tij gjatë një takimi që ka zhvilluar me anëtarë të shoqërisë civile.

Në fjalën e tij, Berisha është shprehur se ai ka të deklaruara një apartament 30 metër katror më shumë se sa kishte në periudhën e komunizmit si dhe një shumë prej 100 mijë eurosh në llogari.

Përsa i përket familjarëve të tij, Berisha tha se prej 9 vitesh, Edi Rama i ka kontrolluar por nuk ka gjetur asgjë të paligjshme.

Berisha: Pasuritë e politikanëve janë për t’u kaluar në shoshë. Luftoj ditë e natë për këtë punë. Sali Berisha ka të deklaruara një apartament 30 metër katror më të madh se sa ka patur në diktaturë, pas 30 vitesh dhe 100 mijë euro në llogari. Cilido që gjen një qindarkë më shumë, është përgjegjës ai se është e paligjshme. Kam patur fatin e madh se në këto 9 vite Edi Rama të kontrollojë dhe rikontrollojë 100 herë fëmijët e mi. Ata u kontrolluan nga superfuqia më e madhe e kohës.

As Edi Rama dhe as superfuqia më e madhe e kohës të kontrollojë, nuk do gjejë asnjë qindarkë më shumë. Problemi i bujarisë, i filantropisë. Këtu ke shumë të drejtë. Duhet të dini një gjë, ne si komb, ata që na kanë njohur na kanë lavdëruar për bujarinë. Familja ime qëndron plotësisht në traditën e saj. Ka një ligj dhe rregull, ajo kurrë nuk përflitet. Të dy çështjet që ngritët ju ishin shumë të drejta. Të siguroj se politikanët, janë sot, hajdutë të përmasave të paimagjinueshme. Se ata venë pasuri në çdo firmë që hedhin.

Rreth korcajone.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *